Pakënaqësi brenda VLEN-it: Aktivisti nga Sllupçani kritikon ministrat, deputetët dhe drejtorët

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2026 20:18

Pakënaqësi brenda VLEN-it: Aktivisti nga Sllupçani kritikon ministrat, deputetët dhe drejtorët

Aktivisti i VLEN-it nga Sllupçani, Fejzulla Osmani – Lali Fios, ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj drejtuesve të koalicionit qeveritar, duke i akuzuar për fokusim në interesat personale dhe neglizhencë ndaj aktivistëve që kontribuuan në sigurimin e votave për VLEN-in.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Osmani u drejtohet drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të partive, duke rikujtuar angazhimin dhe sakrificat e aktivistëve gjatë fushatës.

“A o drejt, o drejtora të VLEN-it, zëvendësdrejtora, ministra, deputetë e kryetarë partish, a veç për veti ju kemi çuar në Qeveri?”, shtron pyetjen Osmani.

Ai thotë se aktivistët janë përballur me lodhje, stres dhe sakrifica financiare për të mbledhur vota, ndërsa sot, sipas tij, ata janë lënë pas dore.

“Na copa mu bë me njerëz për me ju mbledh juve vota. Ka dy ditë pa gjumë, tu nga për juve, pa hangër e pa pi, me stres, e jep edhe pare xhepi”, shprehet ai.

Osmani kritikon atë që e konsideron përqendrim të përfaqësuesve të VLEN-it te interesat personale dhe rrethi i tyre familjar, ndërsa ngre shqetësimin për gjendjen ekonomike të aktivistëve.

“Sot veç interesat e juaja i shihni, e për aktivistët që s’kemi bukë me hangër, s’ju nin. Po ju veç për rrethin e juaj, të familjes suaj, ishit bërë me pozita”, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, ai kërkon që drejtuesit të reflektojnë dhe të mos e kufizojnë përgjegjësinë e tyre vetëm në interesat e mandatit aktual.

“Nuk mundeni me bo punësime, lëshone Qeverinë ma mirë se u koritët me njerëz. Nëse pak keni ndjenja, mendoni ma larg, jo për tre-katër vjet”, përfundon reagimin aktivisti i VLEN-it nga Sllupçani, Fejzulla Osmani – Lali Fios. Flaka

41

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2026 20:18
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
41

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë