Mbi 28 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut
Deri më 23 nëntor 2026, gjithsej 28.035 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërsa përmes aplikimit elektronik „Termini Im“ janë regjistruar 79.011 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani janë caktuar 54.778 termine për vaksinim, prej të cilave 23.225 janë për periudhën e ardhshme. Realizimi i termineve tashmë të kaluara është 88,9 për qind.
Nga Ministria bëjnë të ditur se kanë arritur edhe mbi 26.000 doza shtesë të vaksinave, të cilat po shpërndahen në pikat e vaksinimit në mbarë vendin.
Vaksinimi është falas dhe realizohet në 31 pika vaksinimi. Përparësi kanë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve nga grupet e rrezikut që të vaksinohen me kohë dhe të mbrohen nga gripi sezonal.
Njëkohësisht, qytetarët që kanë pranuar SMS me termin të caktuar, por që nuk kanë mundësi të paraqiten, ftohen ta anulojnë terminin, në mënyrë që ai të jetë në dispozicion të një pacienti tjetër.
Flaka















