Gruaja 67-vjeçare rrahet për shkak të mosmarrëveshjes me pronaret e lopëve në Kriva Pallankë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 18:40

Gruaja 67-vjeçare rrahet për shkak të mosmarrëveshjes me pronaret e lopëve në Kriva Pallankë

Një grua 67-vjeçare nga fshati Drenjë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tri motra të familjes Gjorgievski nga Kriva Pallanka. Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me lopët që shkaktojnë dëme në këtë rajon.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se D.D. (67) më 21 nëntor, në orën 09:00, ka denoncuar në polici se në fshatin Drenjë është sulmuar fizikisht nga G. Gj., A. Gj. dhe A. Gj.

Gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë i është konstatuar edhe frakturë në këmbë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se ndaj të dyshuarave do të parashtrohen kallëzime penale, por fillimisht pritet udhëzimi nga prokurori publik kompetent.

Sipas informacioneve të gazetës „Veçer“, të siguruara nga burime të hetimit, pronaret e lopëve janë mbrojtur me pretendimin se gruaja i kishte provokuar, përkatësisht se i kishte goditur kafshët me gurë. Shkak i mosmarrëveshjes ishte bagëtia që prej muajsh endet nëpër qytet dhe rrethinë, duke shkaktuar probleme.

Sipas informacioneve fillestare, gruaja e lënduar pritet të vazhdojë trajtimin në shtëpi. Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, prokurori duhet të bisedojë fillimisht me të dëmtuarën para se të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Ky është një tjetër incident në serinë e rasteve që lidhen me bagëtinë e familjes Gjorgievski. Në Stacionin Policor të Kriva Pallankës deri më tani janë evidentuar gjithsej 104 denoncime që lidhen me këtë familje.

Prej tyre, 43 janë denoncime nga persona të dëmtuar, 18 ankesa, gjashtë raste për prishje të rendit dhe qetësisë publike, 16 vepra penale që ndiqen me padi private dhe 21 vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, bëjnë të ditur nga SPB Kumanovë për gazetën „Veçer“.

Kallëzimet penale të deritanishme kanë të bëjnë me dëmtimin e pronës së tjetrit, rrezikimin e sigurisë, pengimin e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës, dhunën dhe kallëzimin e rremë.

Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 18:40
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë