Nxënësit e shkollës “Goce Dellçev” në Tetovë me uniforma e armë të improvizuara, paralajmërohet përgjegjësi

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 18:46

Nxënësit e shkollës “Goce Dellçev” në Tetovë me uniforma e armë të improvizuara, paralajmërohet përgjegjësi

Manifestimi i shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me rastin e shënimit të 82-vjetorit të çlirimit të qytetit, do të jetë objekt i verifikimit nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Ministrja Vesna Janevska paralajmëron se do të kërkohet përgjegjësi nëse konstatohen parregullsi, pasi gjatë aktivitetit u shfaqën fëmijë të veshur me uniforma ushtarake dhe me armë të improvizuara. Manifestimi u mbajt më 19 nëntor, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, ndërsa në program morën pjesë nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Goce Dellçev”. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, shkolla bëri të ditur se nxënësit kishin marrë pjesë në programin festiv për të shënuar këtë përvjetor, duke theksuar rëndësinë e njohjes së historisë dhe kultivimit të dashurisë për qytetin.

Pas publikimit të pamjeve, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, është pyetur nëse institucionet do të veprojnë edhe në këtë rast, ashtu siç ishte kërkuar ndërhyrja e inspektoratit para dy vitesh për një aktivitet në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek. Janevska tha se përgjegjësia do të kërkohet nëse konfirmohen pretendimet.

“Sigurisht, nuk ka dilemë. Do të veprojë edhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe, nëse vërteton se është e vërtetë, do të kërkohet përgjegjësi. Do të kërkojë edhe zbatimin e programeve për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndëretnik, si dhe multikulturalizëm në shkolla. Ne ndajmë mjete për këtë. Sigurisht, do të bëjmë edukim shtesë, ashtu siç bëmë edhe në Çellopek. Do t’u kërkojmë partnerëve tanë të huaj të përfshihen në këto procese, në mënyrë që të arrijmë efekt më të madh”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Në nëntor të vitit 2024, në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek, disa nxënës shqiptarë ishin paraqitur me uniforma të UÇK-së dhe armë plastike gjatë një aktiviteti shkollor. Atëkohë, ministrja Janevska kishte reaguar ashpër, duke kërkuar kontroll nga Inspektorati i Arsimit dhe duke paralajmëruar përgjegjësi për organizatorët. Pas kontrollit, përgjegjësia për organizimin e aktivitetit iu la një mësimdhënëseje të shkollës. Rasti në Çellopek kishte shkaktuar reagime edhe në skenën politike, ndërsa partitë opozitare shqiptare e kishin kritikuar ministren për mënyrën se si e kishte trajtuar ngjarjen./Alsat.mk.

43

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 18:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
43

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë