Zelenski konfirmon: Ukraina qëndron pas sulmeve ndaj anijeve ruse pranë Libisë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 22:01

Zelenski konfirmon: Ukraina qëndron pas sulmeve ndaj anijeve ruse pranë Libisë

Pas sulmeve intensive ruse ndaj Ukrainës, Kievi po i zgjeron operacionet kundër objektivave ushtarake dhe logjistike ruse edhe jashtë Detit të Zi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruar se forcat ukrainase kanë fundosur një korvetë ruse, kanë dëmtuar një anije mallrash pranë brigjeve të Libisë dhe kanë shkatërruar një helikopter ushtarak.

Kremlini ka marrë në dijeni deklaratën e Zelenskit, por deri më tani nuk i ka konfirmuar pretendimet.

“Me këtë çështje po merret Ministria jonë e Mbrojtjes. Të gjitha informacionet, nëse vlerësojnë se është e përshtatshme t’i publikojnë, do të bëhen të ditura përmes Ministrisë së Mbrojtjes”, deklaroi Dmitrij Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Sulmet kanë shkaktuar reagime edhe në Libi. Autoritetet libiane kanë kërkuar hetim ndërkombëtar dhe shpjegim zyrtar nga Kievi, duke paralajmëruar se vendi nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë të konflikteve të huaja.

Marina libiane njoftoi se ekuipazhi i anijes tregtare të goditur është shpëtuar dhe se situata pranë Bengazit është nën kontroll.

“E sigurojmë popullin libian, veçanërisht banorët e Bengazit, se situata është nën kontroll. Forcat tona të armatosura kanë kapacitete për t’u përballur në mënyrë efektive me kërcënime të tilla”, deklaroi Abu Bakr al-Badri, oficer operativ i marinës libiane.

Ndërkohë, Kremlini ka paralajmëruar një raund të ri bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Data ende nuk është përcaktuar, ndërsa si një nga lokacionet e mundshme përmendet Abu Dhabi.

Përfaqësuesi amerikan Jared Kushner ka bërë thirrje që garancitë e sigurisë për Ukrainën të shqyrtohen së bashku me të ardhmen e arkitekturës së sigurisë në Evropë.

“Garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të finalizohen të shkëputura nga arkitektura e sigurisë së Evropës pas luftës. Të dyja çështjet duhet të shqyrtohen së bashku”, shkroi Kushner, përfaqësues special i SHBA-së.

Nga ana tjetër, Kievi vlerëson se garancia më e sigurt për mbrojtjen e vendit do të ishte anëtarësimi në NATO.

“Pse thjesht të mos e pranojmë Ukrainën në NATO? A nuk do të ishte kjo më mirë për të gjithë? Dhe më e sigurt kur bëhet fjalë për mbrojtjen reale të sigurisë?”, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Nga Berlini, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, i bëri thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin që ta ndalë luftën.

“Zoti Putin, ndaleni këtë luftë. Ejani në tryezën e negociatave. Arrini paqe në Evropë”, apeloi Wadephul.

Megjithatë, ndërsa diplomatët diskutojnë për një kornizë të përbashkët sigurie dhe mundësitë për negociata, në frontin ukrainas vazhdojnë luftimet.

Gazeta Flaka

44

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 22:01
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
44

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë