Maresca beson te fitorja ndaj Arsenalit: “Nuk shoh asnjë arsye pse nuk mund të fitojmë”
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka shprehur besimin se skuadra e tij mund ta mposhtë Arsenalin në përballjen e së dielës, pavarësisht se londinezët po kalojnë një periudhë shumë të mirë.
Maresca theksoi se City ka dëshmuar edhe më parë se është në gjendje të fitojë ndeshje të rëndësishme në transfertë dhe nuk sheh arsye pse nuk mund ta bëjë këtë edhe ndaj Arsenalit.
“Ne kemi treguar tashmë se jemi në gjendje të fitojmë ndeshje të rëndësishme në transfertë. Nuk shoh asnjë arsye pse nuk mund të fitojmë ndaj Arsenalit”, deklaroi italiani.
Megjithatë, trajneri i Cityt pranoi se Arsenali është aktualisht skuadra më e mirë, duke vlerësuar sukseset e saj në Premier League dhe arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai gjithashtu theksoi se projekti i tij te Manchester City kërkon kohë dhe se skuadra po ndërton diçka për të ardhmen.
“Nuk është një sprint, është një maratonë. Ne po ndërtojmë diçka për të ardhmen”, përfundoi Maresca.
Përballja e së dielës është shumë e rëndësishme, pasi City ka mundësinë ta ngushtojë në vetëm tri pikë diferencën me Arsenalin në krye të tabelës.
Flaka















