Ali Ahmeti pas zgjedhjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 00:11

Ali Ahmeti pas zgjedhjeve

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024, në Maqedoninë e Veriut, kanë përfunduar! Te shqiptarët edhe presidencialet, edhe parlamentaret, i ka fituar Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti me Koalicionin e Tij, Fronti Europian!

Te maqedonët si zakonisht, që nga paslufta, me një përjashtim menjiherë pas lufte kur ka fituar LSDM, gjithmonë ka fituar VMRO-DPMNE! Deri tani në të gjitha variantet në bashkëpushtet dhe në bashkëqeverisje ka qenë BDI e Ali Ahmetit, me të gjitha partitë fituese të shumicës maqedone! Hera e parë që Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë fituese e madhe, madje e dyta ne nivel shteti, dhe partia politike VMRO-DPMNE, nuk i ofron koalicion!

VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet në Maqedoni, kur është zhvilluar lufta e vitit 2001 me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe ajo me gjithë dëshirën e madhe, asnjëherë nuk ka arritur të qeverisë pa Ali Ahmetin, me përjashtim të vitit 2006, një periudhë të shkurtër kur ka hyrë në Qeveri me PDSH-në, pastaj kurrë më! Viti 2024 ka sjellur një situatë dramatike pas zgjedhore!

VMRO në kundërshtim me etikën a bashkëqeverisjes progresive, në vend se t’i ofrojë partenritet bashkëqeverisës Frontit Europian, i kalon shqiptarët shumicë fituese, dhe del e i ofron krijim të Qeverisë koalicionit me pakicën VLEN! Në këtë situatë kur dihet botërisht se VMRO me dëshirë nuk hyn në Qeveri me vazhduesen e drejtëpërdrejtë të UÇK-së, BDI-në e Ali Ahmetit, e cila i prinë Koalicionit Fronti Europian, mbetët të shohim se cili do të jetë roli i faktorit ndërkombëtar e veçanërisht i SHBA-së!

Ali Ahmeti pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dijë, si edhe deri më tani, të ecë pa dështime dhe të jetë fitimtar, në të mirë të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, sepse te Ai, shihet shpresa dhe kthesa, për fitore të reja dhe vazhdimsisë së madhe, përballë atyre që na duan formalisht, dhe na e bëjnë varrin praktikisht! Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dëshmojë katërcipërisht, se bashkon dhe nuk përqan, se unifikon dhe nuk ndan, se është pro-euroamerikan e antirus, progresiv e jo regresiv!

Pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e stabilitet në Maqedoni të Veriut!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 18 Maj 2024!

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 00:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?