Kacarska: Nuk do të propozoj asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 22:01

Kacarska: Nuk do të propozoj asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sonte tha se nuk do të propozojë asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, që të mos kuptohet se po përcjell mesazhin e dikujt.

“Të mos mendojë ndonjë se po përcjell mesazhin e dikujt, se dikush më ka thënë kë të propozoj, apo diçka të ngjashme. E dini, diçka keqinterpretohet gjithmonë në publik”, tha Kacarska në emisionin Top Tema në TV Telma.

Votimi është i fshehtë, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund të thotë se për kë do të votojë. Kacarska tha se deri më tani askush nuk e ka thirrur për të lobuar për askënd.

Duke folur për betimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Kacarska tha se ndonëse në Maqedoni emri nuk i pëlqen askujt, ai ende është i përcaktuar në Kushtetutë dhe duhet respektuar.

“Jam e bindur se nuk ka maqedonas që është i gëzuar me ndryshimin e emrit, të gjithë do të donim ta ruanim emrin tonë shekullor, por fatkeqësisht ky është realiteti. Emri është ndërruar dhe në vetë Kushtetutë theksohet se si e kemi emrin dhe tani mendoj se jemi të detyruar ta përdorim emrin kushtetues, që është Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Kacarska.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, duke folur për rastet në të cilat është sulmuar, tha se nuk ka denoncuar rastet e mëparshme kur është sulmuar, përfshirë edhe sulmin fizik që ka pasur në Greqi.

“Në periudhën kur e kam gjykuar rastin për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, kur e shpalla aktgjykimin, pas disa ditësh shkova për një javë pushim në Greqi, me një shoqe. Jam sulmuar fizikisht në plazh, më kanë goditur në këmbë, në zonën e kyçit të këmbës. Kam pasur një ënjtje të madhe, ka pasur një mavijosje dhe me këmbë të tillë kam vozitur për në Shkup. Unë nuk e raportova atë ngjarje. Mendova se ishte një rast i izoluar dhe pikërisht për këtë të nesërmen unë dhe shoqja ime u kthyem në Shkup”, tha Kacarska.

Siç tha ajo, sigurimin e ka marrë pas një vlerësimi të mëparshëm të sigurisë dhe ajo personalisht nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Kacarska tha se nuk ndihet e sigurt, por se nuk e di se kush i shkakton këto sulme dhe se çfarëdo që të thotë do të jetë spekulim.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?