Arbër Ademi publikon referatin 75-faqësh: Ishte gati shfuqizimi i Ligjit për gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:05

Arbër Ademi publikon referatin 75-faqësh: Ishte gati shfuqizimi i Ligjit për gjuhën shqipe

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin Click Plus publikoi për herë të parë referatin prej 75 faqesh, i përgatitur më 11 dhjetor, për abrogimin apo shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, transmeton Gazeta Flaka

Ademi deklaroi se gjykatësja që kishte përgatitur dokumentin kishte pranuar vetëm nenin 1 të këtij ligji, i cili sipas tij përcakton se “gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik”, duke lënë jashtë çdo dispozitë që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas tij, dokumenti ishte i gatshëm për të hyrë në procedurë, por protestat e organizuara para Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ku u vendosën edhe tenda, si dhe revolta e madhe qytetare, ndikuan që procesi të ndalet.

Duke folur për ligjin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, Ademi tha se drafti aktual nuk përmban kuota nacionale dhe si i tillë nuk garanton mbrojtjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Ai përmendi edhe largimin e profesorit Mersim Maksuti nga komisioni për hartimin e këtij ligji, duke thënë se ky vendim ishte marrë për të ruajtur kredibilitetin e tij profesional.

“Ky është ligji i Tanja Karakamisheva, e jo një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Ademi.

Deputeti i BDI-së theksoi gjithashtu se amendamenti 5 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut e sqaron qartë se gjuha që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve mund të rregullohet me ligj, duke shtuar se pikërisht mbi këtë bazë është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Sipas Ademit, për këtë arsye Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë veten jokompetente për shqyrtimin e këtij ligji. Gazeta Flaka

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?