“Maqedonia po i vuan pasojat e ndryshimeve të çmimeve”

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:13

“Maqedonia po i vuan pasojat e ndryshimeve të çmimeve”

Kriza e madhe financiare dhe energjetike është në përfundim, por pasojat e saj kanë lënë gjurmë të forta në ekonomitë e Ballkanit Perëndimorë. Si një nga zonat më të prekura nga kjo krizë, Maqedonia është ndër vendet që edhe tani po i vuan pasojat e ndryshimeve të çmimeve, thonë nga “Finance Think.”

“Rezultatet tregojnë që kriza energjetike seriozisht ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjensave. Ndonëse krizë globale, më e goditura ishte Evropa. Ne jemi të varur nga derivatet fosile dhe energjisë elektrike, problem shtesë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është jo efikasiteti i konsumit energjetik, vendet e Ballkanit Perëndimor harxhojnë 50% më shumë të energjisë elektrike për të prodhuar vëllimin e njëjtë të BPV se sa prodhojnë vendet e BE-së”, tha Bllagica Petreski, Organizata “Finance Think”.

Për t’u përballur me krizën aktuale, Bashkimi Evropian ka ndarë 3,5 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, por pjesa e ndarë për vendin tonë duke mos qenë e mjaftueshme, shteti ka shpenzuar edhe 3,2% të BPV vetëm për subvencionimin e energjisë elektrike në Maqedoni. Nga shoqatat e rajonit thonë se probleme të ngjashme i preokupojnë edhe ekonomitë e tyre, madje ne shpenzojmë tre fish më shumë resurse natyrore për të prodhuar sasinë e njëjtë të energjisë elektrike se sa mesatarja e BE-së.

“Gjetjet tona tregojnë se nuk është bërë mjaftueshëm nga Qeveritë për këto programe në sektorin privat, i gjithë fokusi është në sektorin publik. Kjo qasje që të investohet fillimisht në sektorin publik është ndjek edhe nga BE, por ndërkohë duhet që të zhvillohen edhe programe tjera në sektorin privat, pasi që shumë në vendet tona, në gjithë Ballkanin Perëndimor humbet në mënyrë të paarsyeshme dhe shpenzohet pa nevojë”, u shpreh Blendi Hasaj, Instituti “GAP” Kosovë.

Të gjitha këto u analiza u theksuan në forumin ekonomik “Pas stuhisë: Menaxhimi i stabilitetit të ushqimit dhe energjisë në Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt sot në Shkup. Në këtë Forum Ekonomik rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, u prezantuan gjetjet e reja nga kriza e fundit e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, duke parë katër aspekte kryesore: jetesën e familjeve, konkurrueshmëria e kompanive, hapësira fiskale dhe integrimi rajonal. /Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?