Gashi: Seanca e parë parlamentare do të jetë për ndryshimin e ligjeve sistematike për formimin e ministrive të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:15

Gashi: Seanca e parë parlamentare do të jetë për ndryshimin e ligjeve sistematike për formimin e ministrive të reja

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi njofton se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të gjenden ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ligjeve të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave.

“Tani jemi para sfidës që të kemi kryetarë komunash që do të zgjidhen për pesë, gjashtë muaj dhe pastaj për shtatë, tetë muaj do të ketë përsëri zgjedhje. Mendoj se është e gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush të zgjidhet për një mandat katërvjeçar, dhe dikush të zgjidhet me të njëjtat vota në zgjedhje me mandat tetë muajsh. Mendojmë se është jokushtetuese dhe duhet korrigjuar me një ligj që do ta mundësojë”, thotë Gashi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimet në këto ligje sistematike kërkojnë një shumicë prej dy të tretash.

Kryetarët e Gostivarit, Arben Taravari dhe Aerodromit, Timço Mucunski, janë ndër ata që përmendet se do të bëjnë kalim nga pushteti lokal në pushtetin ekzekutiv. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, është bërë deputet nga radhët e koalicionit të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?