Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Qeveria urgjentisht të ndërrohet stacioni i kompresorit në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:16

Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Qeveria urgjentisht të ndërrohet stacioni i kompresorit në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri sot i dërgoi shkresë Qeverisë në të cilën kërkon që në mëynrë urgjente dhe të pashtyeshme të ndërrohet stacioni i kompresorit në Qendrën klinike në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike, të cilat tashmë 13 ditë janë të mbyllura.

Demiri, siç qëndron në kumtimin në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar edhe të rregullohen të gjitha punët rreth instalimit të stacionit të ri të kompresorit, su dhe të gjithë elementët shoqërues për funksionim të vazhdueshëm të bllokut kirurgjik.

“Përsëris, bëhet fjalë për jetë të njerëzve dhe bëhet fjalë për interes shtetëror. Si ministër i Shëndetësisë lus dhe shpresoj se do të kemi mirëkuptim për të njejtën, edhe pse jam mjaft i vetëdijshëm se ndodhemi në proces zgjedhor para formimit të qeverisë së re, por jeta e njerëzve dhe interesat shtetërore janë më të rëndësish[m se gjithçka”, thotë Demiri në shkresën drejtuar Qeverisë.

Demiri, të hënën në konferencë për shtyp deklaroi se sallat kirurgjike në Qendrën klinike janë të vjetra rreth 30 vite dhe se do të përdoren kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument qeveritar për rregullshmëri. Sipas ministrit, problemi me mosfunksionimin e klinikave kirurgjike është avaria në stacionin e kompresorit për të cilin priten hulumtime nga Gjermania.

Prej se nuk punojnë klinikat, rastet urgjente të pacientëve dërgohen në Spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe në Spitalin “8 Shtatori”.

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?