Mexhiti: Është hapur debati që VLEN të bëhet parti! Nuk pretendoj që të bëhem kryetar i kësaj partie

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 21:10

Mexhiti: Është hapur debati që VLEN të bëhet parti! Nuk pretendoj që të bëhem kryetar i kësaj partie

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 konfirmoi se në koalicionin VLEN është hapur debati që katër partitë politike, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të shkrihen në një parti, VLEN.

Në lidhje me: VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

“Në VLEN pra nuk bisedohet për ndarje, shkohet një hap më tutje. Kemi hapur një debat brenda neve se a duhet të shkrihet në një, a duhet të fuzionohet apo VLEN-i të mbetet si ombrellë, 4 subjektet të zhvillohen brenda VLEN-it. Pra është një debat shumë konstruktiv, një energji pozitive pra”, tha Mexhiti për TV21.

I pyetur nëse ka ambicie që të kalojë në krye të kësaj partie, në rast se e njëjta formohet, Mexhiti për TV21 tha se për të e rëndësishme që të ketë sukses programi.

“Unë nuk pretendoj, nuk është individuale, nuk është agjendë personale. Nuk pretendoj që unë të jem i pari. Mua më mjafton që ekipi të lëvizë suksesshëm, të lëvizë programi, platforma, të demonstrojmë te qytetarët se ky është ndryshimi i vërtet”, theksoi Mexhiti për TV21.

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?