Filloi në LSDM procedura për pasardhësin e Kovaçevskit

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:17

Filloi në LSDM procedura për pasardhësin e Kovaçevskit

Prej sot ka filluar afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për pasardhës të Dimitar Kovaçevskit, i cili dha dorëheqje nga posti i i liderit të LSDM-së, pas humbjes që pësoi kjo parti në zgjedhjet e 8 majit. Në seancën e mbrëmshme të Këshillit Qendror u miratua rregullorja për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim.

“Mbi baza të statutit të LSDM-së, vendimet e Këshillit Qendror dhe vendimin e Këshillit ekzekutiv, LSDM prej sot shpall thirrje të hapur për vetëkandidim të të gjithë kandidatëve të interesuar për kryetar partie. Procedura për kandidim fillon prej 31.05.2024 dhe do të zgjas shtatë ditë, deri në 06.06.2024, ndërsa të drejtë për kandidim kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteret dhe vlerat e larta morale dhe etike”, thonë nga LSDM.

Për kryetarë të LSDM-së mund të kandidohet një person i cili më së paku 5 vite ka anëtarësi në LSDM dhe më së paku njëherë ka qenë i zgjedhur nga ana e Kongresit të LSDM-së për anëtarë në një prej organet e partisë.

Në garën për kryetar partie deri më tani është konfirmuar se do të garojnë, ish ministrja e mbrojtjes dhe deputetja aktuale, Sllavjanka Petrovska dhe drejtori aktual i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski. Prej emrave që përfliten është edhe ai i ish ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga LSDM njoftojnë se zgjedhjet do ti zbatojë Komisioni Qendror zgjedhorë së bashku me 80 komisionet zgjedhore komunale dhe bordet e njësive të votimit në nivel lokal. Të drejtë vote do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që do të regjistrohen në mënyrë aktive. Nga LSDM thonë se periudha e regjistrimit aktiv është rritur dhe tashmë është 20 ditë.

Zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së janë paralajmëruar për më 30 qershor, ndërsa me vendim të Këshillit Qendror për më 9 qershor është caktuar edhe kongresi i LSDM-së. Përskaj analizave për arsyet e rezultatit zgjedhorë, Këshilli Qendror i partisë propozon edhe ndryshime të statutit të partisë, që mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të jetë 4 vite. /Alsat.mk

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?