Bashkë për Çamërinë!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 10:12

Bashkë për Çamërinë!

Nga: Azgan Haklaj

80 vjetori i masakrës greke kundër popullsisë çame  me dt 27 qershor 1944 ku u dëbuan e u masakruan rrugës mijëra vetë është jo vetëm një moment komemoracioni por së pari një shkas për një refleksion të thellë e serioz nga cilido shqiptar e sidomos nga politika.

Çamëria pësoi një genocid masiv, të organizuar e orkestruar nga shteti dhe kisha greke duke futur në lojë edhe banda andarte e pashpirt duke realizuar një Holokaust të dytë në zemër të kontinentit. 

Historia deshmon se kjo masakër nuk ishte një rast i vetmuar por sistematik filluar që nga Konferenca e Londres e vitit 1913-të e cila padrejtësisht shkeputi nga trupi i kombit trojet etnike të Çamerisë.

Kjo fushatë kundër popullsisë çame u bë një rit i përditshëm e i përvitshëm për të kulmuar në vitet 40 ku 5000 burra çam u burgosën u torturuan e u syrgjynosen në ishujt e Egjeut me fuqinë e ushtrisë greke dhe vendimin e Dhespotit të Janinës Spiridoni.

Masakra e 80 viteve më parë ku u masakruan mijëra vetë me dt 27 qershor 1944 është makabriteti më i tmerrshëm dhe për koinçidencë e njëjta strategji pothuajse në të njëjtën kohë ndiqej nga sllav -ortodoksia paralelisht me shqiptarët e Malit të Zi në masakrën e Bihorit e 5 janarit – 7 shkurt e vitit 1943 ku u vranë mijëra vetë dhe Kosovës ku u vranë mizorisht mijëra shqiptarë në Masakrën e Tivarit në prill të vitit 1945.

Si genocidi ashtu dhe deportimi i shqiptarëve të Çamërisë e Malit të Zi e Kosovës është me regji identike.

Ndërsa Drazha Mihajlloviçi masakronte shqiptarët e Malit të Zi, Napoleon Zerba masakronte e deportonte drejt Turqisë shqiptarët e Çamerisë, Vasa Çubriolloviçi me plan akademik materializonte torturën, vrasjen dhe deportimin e shqiptarëve të Kosovës.

Fakte, data e shifra ka plot dhe secila me rrënqethëse per fatin e shqiptarëve të Çamerisë.

Por megjithëse është fisnike dhe e ligjshme ti kujtojmë me veneracion nuk është gjithmonë rasti vetem të vajtojmë.

Është koha jonë e artë të veprojmë.

Të veprojmë me diplomaci e drejtësi, aty ku duhet e ku na shkon fjala jo vetëm individualisht por shtetërisht.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të ngremë me oshëtime zërin tonë për çështjen çame sikundeër edhe për abrogimin e ligjit absurd të luftës të vendosur nga Greqia që nga viti 1949-të.Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet ta kthejë në prioritet studimin dhe reagimin ndaj kësaj masakre të padegjuar në kontinent.

Politikanët e sidomos shtetarët nuk duhet të nërpërdhëmbin çështjen çame vetëm për mashtrime e miklime elektorale.

Jo!

Ajo është  në themelin e dinjitetit dhe krenarisë sonë nacionale ndaj duhet të flitet e të përballemi me agresivitet diplomatik në të gjithë institucionet e gjykatat relevante ndërkombëtare.

Çamëria nuk është thjesht një kujtim i dhimbshëm i të shkuarës por një plagë që kullon akoma gjak të pafajshëm e një zemër shqiptare që rënkon dhe apelon.

Asnjëherë nuk vjen një kohë më e mirë për ne…le ta shfrytëzojmë kohën tonë për drejtësinë tonë.

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 10:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?