Asani: Stafi po më ndihmon shumë, këto fitore na rritin besimin

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 22:55

Asani: Stafi po më ndihmon shumë, këto fitore na rritin besimin

Jasir Asani rikthehet te “zakoni i vjetër” i golave spektakolarë dhe paralajmëron rivalët në Europian me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit ndaj Lichtensteinit. Sulmuesi anësor deklaroi pas ndeshjes se skuadra po punon shumë për të bërë një përfaqësim mjaft të mirë në Gjermani.

Në klub keni vuajtur, por ndihmën po ua jep kombëtarja dhe po ia shpërbleni me gola…

Klubi nuk më ka ndihmuar, por stafi teknik dhe të gjithë futbollistët këtu më kanë ndihmuar shumë. Te klubi nuk kam marrë minuta, por jam stërvitur shumë dhe po vazhdoj të punoj për të bërë një paraqitje sa më të mirë në Kampionatin Europian.

Pamë që ishit në formë, i çliruar dhe që dëfrehet në fushë…

Çdo ndeshje është e vështirë, qoftë edhe miqësore. Ne i vlerësojmë të gjitha njësoj dhe futemi në fushë për të dhënë maksimumin, në mënyrë që të fitojmë. Fitoret në këto miqësore na rritin vetëbesimin për të shkuar drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi.

Goditjet e dënimit nga e djathta duket se i keni marrë ju…

Është vendim i trajnerit. Kushdo që i ekzekuton, unë, Bajrami apo ndonjë tjetër, punojmë shumë për të nxjerrë më të mirën. Kemi grup shumë të vështirë dhe po përgatitemi shumë, ndaj besoj se do të bëjmë gjëra të mira.

Si ndiheni me Brojën në sulm?

Çdo ndeshje na rrit vetëbesimin, pasi na pret një ndeshje shumë e madhe ndaj Italisë. Formacionin e vendos stafi, por kushdo që zbret në fushë, ne do të jemi të gjithë një. Kjo është fanellë shumë e rëndë dhe jemi gati të japim maksimumin për fitore.

A ju falënderoi Muçi për asistin?

Po, më falënderoi (qesh)…

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?