Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi në Shkup, ku një 74-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes që mori nga një motoçiklist, transmeton TV21.
“Më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, një motoçiklist me “Honda” me targa të Shkupit, me ngasës E.S.(26) nga Shkupi ka sulmuar këmbësorin A.I. (74) nga Shkupi. Pas lëndimeve të marra në vendin e fatkeqësisë ka ndërruar jetë A.I., kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Nga atje shtojnë se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq hetime në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publike dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Qershor, 2024 10:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.