Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:31

Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

Nga Ben Andoni

Mbas një sage të stërgjatë mori fund realiteti i vulës për dy pjesët e ndara organike të PD-së dhe pjesëzat e tjera, që nuk identifikoheshin, por që shfrytëzonin konjukturat. Për opozitën është mirë sepse tashmë gati një vit para zgjedhjeve normale mund të shpalosë organizimin e saj, ndërsa PD-ja të tregojë se çfarë mund të bëj “legalisht”. Për më tepër, ka prezencë në dy komisione hetimore dhe është pjesë përbërëse e nën\Komisionit Zgjedhor por mbi të gjitha tashmë ka tagrin edhe që të flasë ligjërisht. Problemi “i vogël” është non-grata e kryetarit Berisha dhe e ardhmja e partisë. Në anën tjetër po vegjeton Basha dhe grupi i tij. Jo më si Parti Demokratike, por si grupim pa emër. Për të kuptuar seriozitetin e tyre dhe largpamësinë kujton se në vend të kishin një alternativë dhe të shpalosnin atë që do të duhet të bënin me realitetin e ri, në mbledhjet pas Vulës kanë afruar disa alternativa që nga rekursi dhe deri tek ikja fare nga politika!! Të mendosh, se një pjesë e tyre sakrifikuan si pakkush duke i besuar Bashës dhe idesë së rij, materializimi i të cilës erdhi përmes programit, pak ditë më parë (paradoksalisht asnjë parashikim për të ardhmen e tyre, ndërkohë që do rregullonin Shqipërinë). Po kur shikon këtë gjendje kupton sesa respekt kanë për grupimin e tyre politik dhe programin. Nën rrogoz është edhe diçka që është thënë shpesh në trajtën e thashethemeve dhe që njerëzit nuk e kanë besuar, përfshirë arsyen e njerëzve: lojën e sofistikuar Berisha-Basha!!! Shenja e parë është realiteti, e dyta është “mefshtësia” e Bashës në këto orë të nxehta për të ardhmen, kur njerëzit, që ai ka në hipotekën e grupimit të tij, besohet se kapin plot 100.000 veta. Të ketë lënë një përgjigje pas datës 21 Qershor (fundi i mandatit të Berishës (?), këtë do ta shohim, por politika shqiptare do të ketë shumë zhvillime deri në zgjedhjet e ardhshme. Përballja e vështirë dhe reale do jetë e mbetet me SPAK-un. Dhe, ajo ka si ushqim emrin e Metës dhe e njerëzve të PS-së, pa harruar PD-në.

Nga ana tjetër, i çuditshëm mitizimi, që përmendin sot shumë individë për vlerat e të Djathtës tonë, që ka votuar për kaosin e pronave (7501) dhe të gjithë kuadrin ligjor, që është dashur për LGBT+, por individë të tërë të përmendin kanonet klasike të së Djathtës, duke folur për një vijë ideologjike, që më pak se çdo gjë ka lidhje me PD-në dhe grupimin e Bashës. Kurse  sa i përket subjekteve dhe motiveve, që i shtyjnë shumë njerëz për këtë, kuptohet se një pjesë nuk bëjnë dot dallimet midis miteve për personat, ngjarjet, hapësirën dhe kohën, ose më shumë akoma mitet e themelit të vërtetë demokratik, origjinës, katarsisit së munguar, pohimit për vlerat, humbjes ose suksesit të vërtetë të PD-së. Tashmë, para misionit të madh për ta futur në hullinë e vërtetë PD-në, miti po u humbet busullën e realitetit, sepse fitorja dhe kthimi në pushtet i referohen kohës reale dhe jo kohës mitike. (Javanews)

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?