ASHSH promovon monografinë kushtuar Antonio Gramshit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:52

ASHSH promovon monografinë kushtuar Antonio Gramshit

Akademia e Shkencave të Shqipërisë promovoi librin “Antonio Gramshi”, me autor dr. Jaup Zenunin.

Në një postim të sajin ASHSH e cilëson librin si një përpjekje shkencore për të sjellë para lexuesit shqiptar një pasqyrë të përmbledhur të jetës së Antonio Gramshit, të kontributeve të tij si revolucionar dhe mendimtar i shquar i përparimtar i shekullit të 20-të; si paraprirës i eurokomunizmit; si figurë e mirënjohur e qendresës ndaj represionit fashist dhe për jetën e tij si i burgosur politik.

Nëpër faqet e këtij libri lexuesi do të gjejë përgjigje për pyetje të tilla si: cila ishte fëmijëria e Gramshit, cilat janë rrënjët e origjinës së tij, si u lidh ai me të majtën, çfarë kontributesh dha ai gjatë kohës që jetoi në Torino si student dhe si aktivist revolucionar, si e lidhi ai veprimtarinë e tij si gazetar me lëvizjen revolucionare, si evoluoi mendimi i tij teorik, si u bë ai njëri prej drejtuesve të socialistëve italianë dhe më vonë dhe udhëheqës i komunistëve të vendit të tij dhe anëtar i Kominternit, çfarë kontributesh teorike solli Gramshi në pasurimin e teorive të majta, çfarë është neogramshizmi në spektrin e sotëm të mendimit.

ASHSH promovon monografinë kushtuar Antonio Gramshit

Nga sa është shkruar për Gramshin si mendimtar, si teoricien, si filozof, si estet, si sociolog, si veprimtar politik, si kritik arti dhe kulture dhe si njohës i mirë i edukimit dhe arsimit, tregon se kemi të bëjmë me një nga kolosët e mendimit të shekullit të 20-të, me një figurë poliedrike që nuk i takon vetëm një epoke.

Ai do të jetë edhe në të ardhmen një pikë referimi për këdo që do të kërkojë përgjigje për mjaft çështje politike, ideologjike, filozofike, të organizimit të shoqërisë, artit e kulturës, gazetarisë, edukimit dhe arsimit.

Akademia e Shkencave thotë se, kombi shqiptar duhet të ndjehet krenar që një njeri kaq i madh është me rrënjë shqiptare. Por Gramshi në vendin tonë nuk ka zënë ende vendin që meriton.

Trashëgimia publicistike, letrare dhe politike e Gramshit përbëhet nga 54 volume. Në periudhën 1926-1935, gjatë kohës që ishte në burg, ai shkroi veprat e tij më të bukura, që e bëjnë të pavdekshëm.

ASHSH promovon monografinë kushtuar Antonio Gramshit

Gjatë viteve 1926-1935, kur regjimi fashist e burgosi me qëllim që ai të ndërpriste aktivitetin antifashist, ai shkroi 33 “Fletoret e burgut” (prej të cilave 29 ishin fletore tematike dhe 4 ishin kryesisht përkthime), me rreth 3000 fletë.

Shkrimet e periudhës së paraburgut janë më shumë politike, kurse ato të periudhës së burgut janë më tepër të karakterit historik dhe teorik. Pjesa më e madhe e krijimtarisë tij është botuar pas vdekjes.

Mendimi i tij teorik filloi të njihej dhe të përhapej jashtë Italisë dhe jashtë kontinentit europian në vitet 1970, falë ruajtjes me fanatizëm të fletoreve të burgut dhe punëve të tjera të Gramshit nga ana e Tatiana Schucht dhe kujdesit që tregoi Palmiro Togliatti për grumbullimin dhe botimin e tyre./ATSH/ 

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?