Leksion i një suksesi të “importuar” prej Kombëtares sonë, në Gjermani!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:48

Leksion i një suksesi të “importuar” prej Kombëtares sonë, në Gjermani!

Nga Aranit Muraçi

Barazimi 2-2 me Kroacinë dhe humbja 2-1 me Italinë, në dy ndeshjet e para të grupeve të vlefshme për finalet e Kampionatit Europian, Euro 2024 që po mbahen në Gjermani, janë përcjellë me entuziazmin e justifikueshëm nga ana e tifozëve të shumtë të Shqipërisë.

Entuziazmi merr përmasa kombëtare përtej pritshmërive për shkak të mungesës së suksesit ose sukseseve shumë të rralla të kombit tonë, në arenën ndërkombëtare. Jo vetëm në futboll. E tregoi që në fillim të Euro 2024 ndeshja e hapjes me Italinë në Dortmund. Italianët kampionë të Europës në fuqi, 4 herë kampionë Bote, me një ndër tre kampionatet më të fortë të futbollit në botë, u ndoqën në stadium nga vetëm 10 mijë tifozë, kundër 60 mijë tifozëve që ndoqën Shqipërinë.

Suksesi aktual i Kombëtares sonë, për nga madhësia e kombit dhe historia e futbollit tonë, qoftë edhe nëse e humb me çdo rezultat ndeshjen e mbetur ndaj Spanjës, do të mbetet i madh dhe model suksesi për fushat e tjera.

Suksesi merr përmasa edhe më të mëdha, për shkak se në arenat ndërkombëtare nuk jemi kompetitivë thuajse në asnjë fushë tjetër.

Ku jemi?

Në politikë, ekonomi, diplomaci, arsim, shëndetësi, bujqësi, drejtësi, rend etj.

Pse nuk jemi?

Për të fituar garat ndërkombëtare kërkohen ekipe dhe individualitete, me talent, të përzgjedhura me drejtësi, pa hile, pa burokraci, që ngrihen me punë, përkushtim dhe vizion. Kombëtarja edhe njëherë provoi se kombit tonë nuk i mungon talenti. Por ne thjesht nuk e duam atë që ta zbulojmë dhe ta kultivojmë në trojet tona. As ne shqiptarët në Shqipëri, as ata në Kosovë.

Për fatin e mirë të kombit tonë, futbolli jep mundësinë më shumë se çdo fushë tjetër që talenti shqiptar, qoftë edhe kur rritet dhe është kultivuar në një vend tjetër, të dalë në pah, të spikasë dhe më kryesorja, ta dojë vendin e tij, të pranojë të kthehet, të luajë me dinjitet dhe ta nderojë atë në arenën ndërkombëtare.

E njëjta gjë nuk vlen në fusha të tjera, prandaj edhe kjo është arsyeja pse nuk konkurojmë dot thuajse në asnjë fushë tjetër në arenën ndërkombëtare. Përderisa nuk u kemi siguruar ende as të drejtën e votës emigrantëve dhe diasporës, në fushat e tjera thjesht mjaftohemi me pjesëmarrjen kur na ftojnë sepse garat ndërkombëtare na ndëshkojnë dhe na largojnë, në shumicën e rasteve, me turp.

Krahasimin nuk mund ta bëjmë me Italinë dhe Spanjën, vendet me dy ndër ligat më të forta në botë, dhe secila me ekonomitë ndër më të zvilluarat e Europës, por me Kroacinë. Pothuajse 90 për qind e futbollistëve kroatë të cilët zbritën në fushë ndaj Shqipërisë kanë lindur, janë rritur, talenti i të cilëve ka spikatur dhe është zbuluar në Kroaci.

Nga 11 futbollistët tanë që zbritën në fushë ndaj Kroacisë, vetëm tre prej tyre kanë lindur në Shqipëri. Elseid Hysaj në Shkodër, Kristjan Asllani në Elbasan dhe Rey Manaj në Lushnjë. Ata janë larguar që fëmijë me familjet e tyre, talenti i të cilëve është zhvilluar dhe zbuluar në Itali.

Në fushë më konkretisht, ndaj Kroacisë nga ata që zbritën në fushë, asnjë futbollist nuk e ka nisur karrierën në Shqipëri: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Djimsiti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Qazim Laci, Nedim Bajrami, Rey Manaj.

Nga ata që shërbyen si zëvendësues ndaj Kroacisë, vetëm Ernest Muçi dhe portieri i tretë Elhan Kastrati kanë lindur dhe e kanë nisur karrierën në Shqipëri: Etrit Berisha, Ivan Balliu, Klaus Gjasula ( 72′),  Armando Broja, Elhan Kastrati, Enea Mihaj, Taulant Seferi ( 64′), Medon Berisha, Ernest Muci, Ardian Ismajli, Mirlind Daku (85′),  Amir Abrashi, Marash Kumbulla, Naser Aliji, Arber Hoxha (85′).

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?