Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e keqe, gjithsej 826 të sëmurë në vend

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:16

Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e keqe, gjithsej 826 të sëmurë në vend

Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti.

“Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 27 ose 67,5 për qind. Tetë raste janë raportuar edhe nga Manastiri, tre nga Tetova dhe dy raste të reja nga Resnja. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 42 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 0-4 vjeç – 20, pra 50 për qind. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 27 persona nuk janë të vaksinuar komplet, të pavaksinuar ose me status të panjohur të vaksinimit, gjashtë janë plotësisht të vaksinuar dhe shtatë të vaksinuar sipas moshës, shkruan në raportin e ri të ISHP-së.

Deri më 27 qershor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 826 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 45.0/100.000 banorë.

“Kjo paraqet një rritje disafish të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 648 që mbulojnë 17 komuna. Në kuadër të epidemisë, në Kumanovë janë raportuar 49 persona të sëmurë, ndërsa raste janë raportuar edhe në 20 qytete të tjera të vendit”, thuhet në raport.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?