Elena Petrova drejtoreshë e re në DAP, Boban Nikollovski në Drejtorinë e doganave
Botuar nga Driton Zenku
28 Qershor, 2024 19:18
Drejtoreshë e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është Elena Petrova, ndërsa drejtor i Drejtorisë së doganave është emëruar Boban Nikollovski.
Për zgjidhjet e reja kadrovike në këto institucione është vendosur në seancën e sotme të qeverisë.
Petrova ka kryer postin e zëvendësministres plotësuese të Financave në Qeverinë teknike. Ajo është ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ku ka qenë në poste drejtuese, përfshirë edhe atë si udhëheqëse e Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj.
Nga Pres shërbimi i qeverisë bëjnë me dije se ajo ka marrë pjesë aktive në disa Këshilla drejtues dhe posedon licenca dhe certifikata, duke përfshirë trajnime dhe bashkëpunime me Bankën Botërore, FMN-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Nikollovski vjen nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë dhe ka 15 vjet përvojë pune në Drejtorinë e doganave duke përfshirë edhe punën si drejtor i NP “Plani për Kumanovën”. Ka magjistraturë për biznes dhe posedon dhjetëra trajnime dhe licenca për punë në doganë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.