Gllavçev: RMV duhet të përmbushë detyrimet e saj për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:29

Gllavçev: RMV duhet të përmbushë detyrimet e saj për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë obligimet e saj për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Glavçev, në Samitin e BE-së, njofton shërbimi për shtyp i kabinetit të tij

Glavçev, në Bruksel, hapi temën për zhvillimet në vend gjatë javëve të fundit. Siç raporton BTA, ai vuri në dukje “sfidat serioze që shfaqen në raport me perspektivën evropiane të vendit kandidat për anëtarësim në BE”.

Gjatë mbërritjes në ditën e parë të Samitit të BE-së në Bruksel, Glavçev tha dje se “pret që Maqedonia e Veriut t’i respektojë marrëveshjet” dhe se “do t’u kujtojë kolegëve evropianë se çfarë zotimesh janë marrë më 18 korrik 2022, kur u miratua Korniza negociuese”.

“Në dhjetor të vitit 2023 ishte pak më konkrete dhe fokusi u vendos te ndryshimet kushtetuese. Kohëve të fundit kemi dëgjuar deklarata nga liderët e partive, por edhe nga liderët qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut se ndryshime të tilla nuk do të bëhen”, tha Gllavçev.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?