Juventusi synon edhe një goditje nga Ligue 1, gati oferta për mbrojtësin francez
Pas Khepren Thuram, Juventusi synon një tjetër transferim nga elita e futbollit francez Ligue 1.
Qendërmbrojtësi Jean-Clair Todibo, është objektivi i radhës i Zonjës së Vjetër për ta përforcuar repartin defensivë.
Interesimi i Juventusit nuk është i rastësishëm, pasi Todibo e ka bërë të qartë se do të mirëpriste një transferim te gjiganti italian.