Heroi spanjoll kundër Gjermanisë, 28-vjeçari drejt Londrës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:20

Heroi spanjoll kundër Gjermanisë, 28-vjeçari drejt Londrës

Mikel Merino erdhi nga stoli dhe realizoi kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Euro 2024 golin më të rëndësishëm në karrierë.

Mesfushori bask, pjesë e Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit, ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

28-vjeçari zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Sociedadin, ndërkohë që po jep kontributin e tij edhe te Spanja, që është një hap larg fitimit të Euro 2024.

Merino pëlqehet nga klube si Barcelona, Juventus dhe Atletico Madrid, por garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Arsenali i Mikel Artetës.

Trajneri i Gunners e pëlqen shumë bashkëpatriotin e tij dhe së shpejti pritet që drejtuesit e klubit londinez të bëjnë një ofertë zyrtare për futbollistin iberik.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:20