Arjola Demiri: Më mungon prezenca e një mashkulli

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 16:31

Arjola Demiri: Më mungon prezenca e një mashkulli

Aktorja e njohur Arjola Demiri, nuk është përfolur për asnjë lidhje dashurie kohët e fundit, e siç duket ajo ua ka dedikuar të gjithë kohën 3 fëmijëve të saj.

E ftuar në potcast-in “Mami Evita”, Arjola foli pikërisht për këtë dashuri e përkushtim të madh ndaj fëmijëve, sfidat e mëmësisë, afrimitetin dhe shndërrimin e marrëdhënies me ta në pika të caktuara.

Arjola ka treguar se nëse ajo do u prezantonte atyre partnerin e saj dhe ata nuk do e pëlqenin, ajo do të tërhiqej.

“Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans! Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe ata periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…”, tha Arjola.

E pyetur nëse mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për të dhe jo vetë ajo, Arjola tha: “Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’ Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.”

Ndër të tjera, Arjola shton se pa u siguruar që ata kanë gjetur rrugën e tyre në jetë, nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të tillë.

Megjithatë, krahas dashurisë së pakufishme të tyre e lidhjes së ngushtë, ajo nuk e mohon që e ndien nevojën e një partneri.

“Më mungon prezenca e një mashkulli, më mungon ndoshta dashuria, partneriteti më shumë për ta ndarë me dikë, për të pasur dikë”– tha ajo.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 16:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?