Prej muajsh përflitet se Arbana Osmani, e cila ëdhtë larguar nga ekrani, do rikthehet në moderimin e “Big Brother Vip Kosova”. Ajo është pyetur shpesh për këtë temë si nga fansat dhe nga mediat.
Por, Arbana nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, duke lënë hapësira për interpretim. Mbrëmjen e djeshme, për ‘RTVDukagjini’ tha se nuk ka asgjë konkrete.
“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do t’a ndaj unë e para.”
Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”
Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. Biznesi i saj është shtrirë në Tiranë, Shkodër e së fundmi edhe në Kosovë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Korrik, 2024 12:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.