Ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:38

Ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm

Larja dhe pastrimi i dhëmbëve nuk është e vetmja mënyrë për t’i mbajtur dhëmbët e bardhë dhe të shëndetshëm. Për të pasur dhëmbë të fortë, të bardhë dhe të shëndetshëm, atëherë mundohuni t’i përdorni sa më pak ushqimet e tharta , por edhe ato shumë  të ëmbla.

Ushqyerja me produkte  me përbërje të lartë kalciumi dhe vlera të tjera ushqyese mbajnë larg gojës protezat për një kohë shumë të gjatë.

Më poshtë keni disa nga ushqimet që do t’iu japin një buzëqeshje të shndritshme dhe të lumtur.

Djathi

Djathi ka përbërje të lartë në kalcium dhe fosfat. Ngrënia e djathit pas një vakti sjell në prodhimin e gjëndrave të pështymës. Kjo sjell dhe në uljen e aciditetit në gojë.

Çaji

Polifenoli dhe katekina në çaj parandalojnë kavitetin dhe mbron dhëmbët nga bakteret.

Uji

Pini sa më shumë ujë, që të mbani mishrat e dhëmbëve të hidratuar dhe të shëndetshëm. Pini ujë që përmbajnë vlera ushqyese të cilat mbrojnë dhe mbajnë dhëmbët të shëndetshëm. Ujë forcon dhëmbët dhe largon çdo baktere apo mikrob nga goja dhe mishrat e dhëmbëve.

Qumështi

Qumështi ka vlera të larta me kalcium. Kalcium forcon kockat dhe dhëmbët. Qumështi ka gjithashtu në përmbajtjen e tij dhe vlera ushqyese fosfati dhe vitaminë D të cilat rregullojnë smaltin e dhëmbëve. Qumështi sojë është një zëvendësim i pranueshëm për ata që nuk janë tolerant ndaj laktozës.

Arrat

Vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet e gjetura në arra janë jetësore për të pasur një shëndet të mrekullueshëm oral.

Kosi

Kosi është i pasur më probiotik, proteinë dhe kalcium. Kosi mbron dhe mbështet dhëmbët nga dëmtimet dhe krijimi i pllakave.

Portokalli

Portokalli ka përbërje acidi, por kur konsumohet në masën e duhur atëherë është shumë i mirë për shëndetin oral. Vitaminat dhe vlerat ushqyese të portokallit janë të mira në parandalimin e prishjeve të dhëmbëve.

Çokollata e zezë

Kush do ta kishte menduar që çokollata mund të ndihmojë në shëndetin oral? Çokollata e zezë mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit dental për shkak të përbërjes së taninit në kakao. Kjo ndihmon në heqjen e grumbullimit të pllakave, në rritjen e qarkullimit të gjakut, zvogëlimin e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe pakësimin e erozionit të dhëmbëve. Pas çdo vakti provoni të hani një copë çokollate të zezë pa sheqer për të ndihmuar në uljen e dëmtimit të dhëmbëve.

Molla

Molla ndihmon në prodhimin e pështymës, gjithashtu dhe në heqjen e grumbullimit të pllakave. Ngrënia e një molle pas çdo vakti ndihmon në pastrimin e gojës nga bakteret e padëshiruara.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?