14 persona në botë kanë pasuri sa 1.5 miliardë njerëz

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:42

14 persona në botë kanë pasuri sa 1.5 miliardë njerëz

Në botë ekziston një grup ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14 persona që, së bashku, kanë grumbulluar një pasuri prej 2 000 miliardë dollarësh. Këta janë themeluesi i ”Amazon”, Jeff Bezos, numri një i ”Tesla”-s, Elon Musk, pronari i LVMH, Bernard Arnault si dhe mbajtës të renditjes botërore të miliarderëve.

Në ”katin e poshtëm” ka një rreth po aq të vogël, ndonëse më pak të pasur, të përbërë nga 12 persona që kanë një pasuri nga 50 deri në 100 miliardë.

Të gjithë këta miliarderë ”mbajnë mbi supe” 2 800 miliardë, e thënë ndryshe një shumë më të madhe se 1.5 miliardë individë në botë që kanë pasuri më pak se 10 mijë dollarë. Ky studim u krye nga banka UBS, një bankë zvicerane e specializuar në menaxhimin e pasurive të mëdha. Nga analiza del se ”është e vërtetë që pasuria është rritur përgjithësisht për të gjitha segmentet e popullsisë, por kanë qenë mbi të gjitha nivelet e larta të hierarkisë  pasurore që kanë përfituar prej saj, të cilët janë shkëputur gjithnjë e më shumë nga shtresa e mesme”.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?