Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 18:16

Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë

Kur bëhet fjalë për shëndet të mirë, ekziston një ushqim që duhet të jetë patjetër në listë. Ka çmim të lirë dhe është jashtëzakonisht i mirë për organizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, as nuk duhet të gatuhet.

Ky ushqim është fara liri dhe sipas ekspertëve, është aq afër një “super ushqimi”. Studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i farave të linit ka një sërë përfitimesh, mes tyre përmirësimin e tretjes, shëndetin e mirë të zemrës, si dhe rrezikun e ulët të kancerit, obezitetit dhe diabetit.

Ngrënia e farave të linit madje mund të lehtësojë simptomat e menopauzë, thonë mjekët.

Çfarë janë farat e linit?

Fara e linit janë pikërisht siç dëgjohet: farat e një bime me të njëjtin emër. Farat janë shumë të vogla, të ngjashme në madhësi dhe formë me farën e susamit dhe kanë ngjyrë kafe.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të farave të linit?

Farat kanë fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale si tiamina dhe magnezi. Ato janë gjithashtu një nga burimet e pakta bimore të acideve yndyrore të pasura me omega-3, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Farat e linit për tretje

Aftësia e tyre magjike për të reduktuar kolesterolin dhe për të “rritur sekretimin e yndyrës” ndodh për shkak të një fibre xhelatinoze të tretshme që gjendet edhe te algat e detit dhe bishtajoret. Kjo fibër mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

Pija shumë e dobishme nga farat e lirit: Nxjerr jashtë helmet, shkrin celulitin, ndihmon në humbje peshe!

Kjo fibër do të thotë ndikim më i mirë në mikrobiomën e zorrëve. Kur fibrat hyjnë në organizëm ato përthithen nga bakteret e zorrëve, ndërsa efektet janë zvogëlim i rrezikut të kancerit të gjirit, vezoreve, endometriozës dhe zvogëlimi i simptomave të menopauzës.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 18:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?