5 destinacionet ku ndalohen turistet femra
Destinacionet e mëposhtme janë të gjitha të famshme, por jo vetëm për peizazhet e tyre spektakolare, por edhe sepse ndalojnë turistet femra. Nga besimet e lashta fetare deri te kufizimet morale, këto janë pesë vende ku gratë ndalohen.
Për më shumë se 1000 vjet, pelegrinët dhe murgjit ortodoksë janë vendosur në manastiret e malit Athos, të njohura për pamjet spektakolare dhe koleksionet e rralla të artit. “Mali i Shenjtë” është i mbrojtur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga vitet 1990 për “rëndësinë e tij të jashtëzakonshme universale”. Mirëpo edhe pse Mali Athos mund të ketë “rëndësi universale”, nuk është universalisht i hapur. Që nga viti 1046 pas Krishtit, gratë dhe çdo gjallesë tjetër femër, nuk duhet të hyjë në Gadishullin Athos, duke përjashtuar vetëm macet femra.
Manastiret i ndalojnë gratë me arsyetimin se prania e tyre do ta bënte të vështirë për murgjit t’i qëndronin të palëkundur betimeve për të qëndruar larg grave, por edhe sepse tradita ortodokse thotë se Mali Athos i përket Virgjëreshës Mari dhe se asnjë grua tjetër nuk mund ta vizitojë tokën e saj të shenjtëruar.
Kjo nuk i ka penguar gratë të provojnë: Disa janë përpjekur të futen fshehurazi në gadishull duke u veshur si burra dhe në vitin 2019 një grup kockash femrash u zbuluan nën një kishëz bizantine në vend. Por Mali Athos mbetet vetëm për meshkuj dhe mbrohet nga statusi ligjor i veçantë brenda Greqisë, që e konsideron atë një rajon autonom.
















