Zbulohet arsyeja përse edhe pak verë mund të shkaktojë dhimbje koke

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 20:50 Përditësuar

Zbulohet arsyeja përse edhe pak verë mund të shkaktojë dhimbje koke

Shkencëtarët në qendrën e dhimbjes së kokës në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko, besojnë se kanë gjetur një shpjegim përse edhe sasitë e vogla të verës së kuqe mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Studiuesit amerikanë raportuan se dhimbja e kokës shkaktohet nga flavonoidet fenolike, përbërës që gjenden në farat dhe membranën e kokrrave të rrushit që i japin ngjyrë dhe shije verës së kuqe. Nivelet e flavonoideve mund të jenë dhjetë për qind më të larta në verërat e kuqe sesa të bardha, zbulon hulumtimi.

Gjatë pirjes së verës, alkooli metabolizohet në dy hapa, i pari është ndryshimi i alkoolit në formën e etanolit në acetaldehid, ndërsa i dyti shndërron acetaldehidin në acetat.

Një nga studiuesit, profesor Andrew Waterhouse, kreu një studim laboratorik të disa përbërësve të gjetur në verën e kuqe.

Një prej tyre është flanavol kuercetina, e cila gjendet ekskluzivisht në verën e kuqe. Në trup, ajo shndërrohet në glukuronid kuercetin, i cili është përgjegjës për akumulimin e acetaldehidit toksik në trup dhe shkakton dhimbje koke, nauze dhe djersitje.

Shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të jenë në gjendje të testojnë teorinë në një studim klinik të fokusuar në atë se si verërat e kuqe me nivele të ndryshme të kuercetinës ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës, ose te individët më të ndjeshëm, migrenës.

Rrezet e diellit, besojnë studiuesit, rrisin nivelet e kuercetinës në rrush dhe frutat që rriten të ekspozuara ndaj diellit kanë nivele pesë herë më të larta të substancës në krahasim me rrushin e tjerë.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 20:50 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?