Milani eviton rreziqet, gati transferimi i mesfushorit francez

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 12:46

Milani eviton rreziqet, gati transferimi i mesfushorit francez

Youssouf Fofana është vetëm një hap larg transferimit te Milani. Mbërritja në Milano e pronarit të kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka bërë që negociatat me Monacon të avancojnë ndjeshëm, teksa palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes së transferimit.

Për mesfushorin 25-vjeçar hynë në garë disa klube agleze orët e fundit dhe kjo bëri që Milani të nxitojë dhe të kënaqë dëshirën e Monacos, duke pranuar të paguajë 14 milionë euro menjëherë, teksa tashmë mbetet të zgjidhen detajet në lidhje me bonuset.

Fofana është kërkuar me ngulm nga trajneri Paulo Fonseca dhe gjasat janë që brenda 48 orëve të ardhshme të zbarkojë në Milano për të kryer testet mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratën që do  ta lidhë me kuqezinjtë për 5 vitet e ardhshme.

Mesfushori francez kishte përfunduar së fundi në radarët e Manchester United dhe Atletico Madrid, ndaj drejtuesit e Milanit kanë një arsye më shumë për të nxituar të kompletojnë transferimin.

Fofana ka qenë një nga emrat më të kërkuar të trajnerit Fonseca, bashkë me holandezin Zirkzee. E nëse për këtë të fundit Ibra dështoi ta sjellë në Milano, nuk mund të rrezikojë të njëjtën gjë me Fofana.

9
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 12:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?