Interi planifikon afrimin me parametra zero të Federico Chiesës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:28

Interi planifikon afrimin me parametra zero të Federico Chiesës

Interi ka punuar shumë gjatë kësaj merkatoje, me kampionët e Serie A që duan të forcohen çdo sezon e më shumë.

Së fundmi mediat italiane raportojnë se “zikaltrit” kanë kthyer fokusin nga kampi i Juventusit, më saktë te Federico Chiesa, me të cilin po planifikon të arrijë një marrëveshje për vitin e ardhshëm.

Sulmuesi 26-vjeçar italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “bardhezinjtë” dhe nuk ka pranuar ende të rinovojë, për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën dhe afatin e kontratës së re.

Aktualisht Interi po monitoron nga afër situatën e Chiesës te Juventusi, pasi po planifikon një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme.

Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për 26-vjeçarin, i cili po shqyrton mundësitë nga jashtë, kështu që ka ende çdo mundësi që ai të mos gjejë një shtëpi të re këtë verë.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?