Katër alternativa më të mira ushqimesh se qumshti që përmbajnë Kalcium

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 12:24

Katër alternativa më të mira ushqimesh se qumshti që përmbajnë Kalcium

Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut.

Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut.

Prej kohësh, produktet e bulmetit janë përshkruar si burimet më kryesore të  kalciumit. Megjithatë, këto produkte nuk janë të vetmet që janë burime të pasura të këtij minerali kaq të nevojshëm për kockat dhe jo vetëm. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme. Më poshtë gjeni listën për ushqimet që mund të zëvendësojnë qumështin e zakonshëm  për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalciumit.

 Lakrat e egra dhe barishtet

Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Brokoli dhe spinaqi janë burime të shkëlqyera të këtij minerali. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. nNjë argjinare e mesme përmban 25 miligramë kalcium. Sipas ekspertëve, trupi arrin të përthithë 40-60 përqind të kalciumit nga burime bimore, por ai ka gjithmonë nevojë të shoqërohet me vitaminën D.

Tofu

Ai përshkruhet shpesh si “djathi vegjetarian.” Tofu është një alternativë e produkteve shtazore shumë e shëndetshme. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi.

Bajamet

Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Një sasi prej 20 bajamesh përmban 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me kalium, vitaminë E dhe hekur.

Qumështi i orizit

Qumështi i orizit, si çdo alternativë tjetër, është i pasuruar me kalcium dhe vitaminë D e cila ndihmon dhe lehtëson përthithjen e këtij minerali nga trupi. Një racion nga ky qumësht plotëson 30-40 përqind të dozës së nevojshme ditore të kalciumit.

Fasulet e bardha.

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë  gjithashtu të pasura me kalcium, kalium e minerale të tjera të nevojshme Një gjysëm filxhani me këto fasule ofron 185 miligramë kalcium.

9
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?