Frutat që ju ndihmojnë për muskuj të shëndetshëm

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:52

Frutat që ju ndihmojnë për muskuj të shëndetshëm

Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër.

Kaliumi që ato përmbajnë ndihmon muskujt, karbohidratet parandalojnë djegien e muskujve dhe antioksidantët i mbrojnë ato nga dëmet e oksidimit.

Kaliumi për muskujt

Kaliumi është një mineral që promovon ekuilibrin e elektroliteve, por ai bën më shumë se kaq. Ju keni nevojë për kalium të mjaftueshëm për të rritur nivelin e proteinave dhe masës muskulare.

Çdo frut mund të plotësojë nevojën ditore për kalium, por pjepri, banania, portokalli, kivi, kumbullat dhe kajsitë janë veçanërisht të mira.

Karbohidrate dhe proteina

Karbohidratet i japin organizmit energji, por nëse nuk merrni mjaftueshëm atëherë trupi do të djegë muskujt për të marrë energji.

Studimet tregojnë se nëse keni aktivitet të fortë fizik dy herë në javë, atëherë të paktën gjysma e kalorive tuaja duhet të burojë nga karbohidratet që janë ushqyesit makro në çdo frut dhe rrjedhimisht janë një zgjedhje e shëndetshme për muskujt.

Zgjidhni rrushin, dardhën, qershitë, ananasin dhe hurmat e Arabisë.

Antioksidantët mbrojnë muskujt

Aktiviteti i fortë fizik shkakton reagime kimike që dëmtojnë qelizat, ndaj sigurohuni të merrni shumë antioksidantë dhe kryesisht nga ushqimi.

Frutat janë më të pasurat me antioksidantë, përfshirë vitaminën C, karotenoidët dhe flavonoidët.

Furnizohuni me antioksidantë që të mbroni muskujt duke konsumuar më shumë agrume, qitro, mollë dhe fruta pylli.

Më shumë fruta

Mënyrat se t’i përfshini frutat në stilin tuaj të ushqyerjes janë të panumërta. Në fund të çdo vakti mund të ëmbëlsoheni me një frut.

Frutat janë një zgjedhje fantastike edhe pas aktivitetit fizik. Përzijeni frutin e preferuar me kos dhe merrni ushqyesit për të cilat trupi ka nevojë për të ardhur në formë dhe për t’u ndjerë më të gjallëruar.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?