Napoli dhe Roma kërkojnë “yllin” italian

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 18:37

Napoli dhe Roma kërkojnë “yllin” italian

Emërimi i teknikut, Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus pritet të sjellë një sërë largimesh, në radhët e “Zonjës së Vjetër”, ku ndër të parët që po fillon të bëjë gati “valixhet”, duket të jetë “fantazisti” italian i sulmit, Federico Chiesa, me këtë të fundit që ka filluar kontaktet me klubet e parë, për të siguruar një aventurë të re në karrierën e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së anësorit, të cilit kontrata i skadon pas një viti, teksa deri më tani 26-vjeçari kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i “Bluve” të Napoli, Antonio Conte, mirëpo jo vetëm, pasi italiani është edhe në listën e “Verdhekuqve” të Roma, me startegun De Rossi që e pëlqen shumë profilin e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se Chiesa u transferua me shumë bujë në verën e vitit 2022, për shifrën e 44.5 milionë eurove, nga “Violët” e Fiorentina, mirëpo dëmtimet e shumta e penguan të shkëlqejë te rekordmenët e Italisë, ku në sezonin e fundit zhvilloi plot 33 paraqitje në Serie A e Coppa d’Italia, por nuk arriti të shënonte më shumë se 10 gola e të asistonte 3 të tjerë për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 18:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?