Disa arsye përse duhet të konsumoni fiq herët në mëngjes

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 20:01

Disa arsye përse duhet të konsumoni fiq herët në mëngjes

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës.

Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës. Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Sipas studimeve, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral  i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin. Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C.

Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

Kocka të forta

Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium. Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Shëndeti i syve

Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?