Vëllezërit Tate ndalohen nga autoritetet në Rumani!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 13:28

Vëllezërit Tate ndalohen nga autoritetet në Rumani!

Figura kontroverse, Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, u ndaluan për 24 orë pasi u morën në pyetje nga prokurorët kundër korrupsionit në Rumani. Prokurorët kanë nisur një hetim lidhur me disa akuza të reja ndaj vëllezërve Tate. Hetuesit rumunë kryen katër bastisje më 21 gusht në pronat e dy vëllezërve të cilët janë në pritje të nisjes së gjykimit nën akuza për trafikim me njerëz, dhunim, formim të një bande dhe për shfrytëzim seksual të grave.

Agjencia kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT tha përmes një deklarate se bastisjet u kryen lidhur me akuzat e reja që kanë të bëjnë me krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikim me të mitur, akte seksuale me të mitur, deklarata ndikuese dhe pastrim parash. Andrew Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij, Tristan 36 vjeç, që të dy ish kikbokserë me shtetësi britanike dhe amerikane, kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Më 2022, ata u arrestuan afër Bukureshtit së bashku me dy gra rumune. Vitin e kaluar, autoritetet ngritën zyrtarisht akuza ndaj tyre, të cilat, vëllezërit Tate i kanë mohuar. Andrew Tate njihet për shprehjen e pikëpamjeve mizogjeniste në internet dhe ka 9.9 milionë ndjekës në platformën X. Ai vazhdimisht ka pretenduar se prokurorët nuk kanë prova kundër tij dhe ndaj tij po zhvillohet një komplot politik që ai të hesht. Paraprakisht, ai ishte ndaluar në disa platforma të rrjeteve sociale për shkak të pikëpamjeve mizogjeniste dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes. Pasi vëllezërit Tate ishin arrestuar më 2022, ata u mbajtën në paraburgim për tre muaj dhe më pas u dërguan në arrest shtëpiak.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?