Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 12:07

Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Ju mund të jeni nga ato vajza që e keni gardërobën plot me veshje, këpucë dhe aksesorë të bukur, por sërish çuditeni me veten sepse përfundoni duket veshur gjithmonë të njëjtat rroba

Megjithatë, duket se ka një shpjegim psikologjik që qëndron pas këtij fenomeni, sipas psikologes Elisa Castellano.

Ne preferojmë të qëndrojmë në zonën tonë të rehatisë

Veshja e rrobave që nuk i përshtaten rutinës sonë të përditshme, që nuk i kemi veshur për një kohë të gjatë ose që nuk i kemi veshur kurrë, kërkon që ne të dalim nga zona jonë e rehatisë. Xhupi që e njohim mirë, pantallonat që janë të rehatshme, këmisha që na bëri të marrim shumë komplimente, të gjithë këto veshje na bëjnë të ndihemi super komodë. Ne mendojmë se nuk po rrezikojmë, kështu që përfundojmë duke veshur të njëjtat rroba gjatë gjithë kohës.

Krijojmë zakone veshjeje

Veshja e të njëjtave rroba në mënyrë të përsëritur sinjalizon nevojën për t’iu përmbajtur zakoneve tona dhe një frikë nga ndryshimi. Personat që nuk guxojnë kurrë të provojnë gjëra të reja dhe i qëndrojnë gjithmonë të njëjtave veshje dhe kombinime, preferojnë të mos rrezikojnë që të tërheqin vëmendjen. Rutina, edhe në veshje, shpesh shërben si një mburojë mbrojtëse.

Ne kursejmë kohë

Një arsye tjetër për t’iu përmbajtur të njëjtave veshje është menaxhimi i kohës. Nëse çdo mëngjes nuk keni kohë, sapo jeni zgjuar nga gjumi dhe truri juaj ende nuk ka nisur të përpunojë informacionet e para, sigurisht që nuk do jeni në gjendje të bëni eksperimentime me kombinimet apo veshjet e reja dhe do të përfundoni duke veshur të njëjtat gjëra.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse vini re se vishni gjithmonë të njëjtat gjëra dhe ndiheni sikur nuk keni asgjë për të veshur, duhet të bëni një bilanc të gjërave që keni, nga veshjet tek aksesorët, çantat apo këpucët.

Ne shpesh mendojmë se nuk kemi asgjë të dobishme ose mbajmë gjëra që nuk i kemi veshur prej vitesh, duke çuar në grumbuj rrobash dhe shumë rrëmujë. Dhe e gjithë kjo rrëmujë pasqyrohet edhe gjendjen tuaj mendore, citon Anabel.

Kjo do të thotë se është koha për t’u organizuar! Merrni një fundjavë për të bërë një spastrim, sidomos nga gjërat që keni kohë që nuk i vishni, sistemoni mirë dollapin, sirtarët dhe filloni të edukoni veten për të qenë më të rregullt.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 12:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?