Zëdhënësi i LD-së Fari Hiseni pushon aktivitetin politik, shkak rasti me babain e tij!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2024 21:41

Zëdhënësi i LD-së Fari Hiseni pushon aktivitetin politik, shkak rasti me babain e tij!

Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment! Kështu e nis statusin e tij në Facebook, Fari Hiseni, zëdhënësi i koalicionit VLEN, pas padisë që Prokuroria e Shkupit inicioi kundër babait të tij, Daim Hiseni.

Fahriu ka njoftuar se do ta pushojë aktivitetin politik, pasi siç ka shkruar, “nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme”.

Ndryshe, Daim Hiseni është mbajtur në stacion të policisë pasi një prind i një 16-vjeçari e akuzoi për sulm seksual ndaj të birit, rreth orës 5 të mëngjesit në një park të Shkupit.

Deri në fillimin e gjykimit, gjykatësi ndaj Hisenit ka shqiptuar masën e kujdesit ndërsa është paditur për “sulm seksual dje përdhunim”, në bazë të nenit 186 të Ligjit për vepër penale.

Postimi i plotë i Fari Hisenit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment!

Nëse këto informata rezultojnë të sakta, do të jetë një goditje e tmerrshme, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë familjen time. Vetëm paramendimi se ballafaqohem me këtë ma djeg shpirtin!

Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme.

Gjithë jetën time unë kam qenë aktivist i të drejtave të njeriut, ku kam luftuar kundër padrejtësisë dhe dhunës në të gjitha format e saj. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj saj, pavarësisht nga kush vjen.

Gjithashtu, në këto momente të vështira, kërkoj me përulësi që të respektohet sa më shumë privatësia e familjes sime. Na duhet një hapësirë për ta përballuar këtë situatë me qetësi, larg syve të të opinionit që vetëm se e rëndon këtë situatë në të cilën gjendemi edhe më shumë!

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2024 21:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?