Fajnans think: Në kuartalin e dytë PBB është rritur për 2,3 për qind në nivel vjetor, pritet vazhdim i dinamikës së ulët pozitive të ekonomisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:12

Fajnans think: Në kuartalin e dytë PBB është rritur për 2,3 për qind në nivel vjetor, pritet vazhdim i dinamikës së ulët pozitive të ekonomisë

Në kuartalin e dytë të vitit, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur për 2,3 për qind në bazë vjetore, duke u përshpejtuar në krahasim me kuartalet paraprake, vlerëson Fajnans think (Finance Think) në monitorin makroekonomik për shtatorin e vitit 2024. Kjo, siç thonë ata, është në përputhje me pritshmëritë e shprehura në Monitorin e kaluar makroekonomik.

“Megjithatë, përshpejtimi është rezultat i rënies së ngadaltë të eksporteve prej -2,9 për qind, dhe intensifikimi i sërishëm i rënies së importeve prej -4,5 për qind, si dhe rritja e konsumit publik prej 3,5 për qind. E fundit, megjithatë, lidhet me thellimin e madh të deficitit buxhetor prej 5,8 për qind për gjysmën e parë të vitit, kundrejt parashikimit të parë vjetor prej 3,6 për qind”, theksojnë nga Fajnans think.

Bruto investimet shënojnë rënie prej -1,7 për qind, ndërsa konsumi privat rritet me dinamikë të ulët të ngadaltë prej 1,3 për qind. Në anën prodhuese, si dhe paraprakisht, rritja e PBB-së rezulton kryesisht nga rritja e shërbimeve prej 3,6 për qind, edhe pse në këtë kuartal lëvizje pozitive shënojnë ndërtimtaria prej 5,1 për qind dhe industria e përpunuar prej 0,7 për qind, pas rënieve në kuartalet paraprake.

“Papunësia në kuartalin e dytë të vitit 2024 më tutje u zvogëlua në 12,5 për qind. Për herë të parë pas disa kuartalesh, tregu i punës manifeston qëndrueshmëri më të vogël nga ai paraprak, duke e marrë parasysh se janë krijuar afër 4.500 vende të reja pune, ndërsa aktiviteti i popullatës mbeti si më parë 52,1 për qind. Megjithatë, vërehet se pjesa më e madhe e vendeve të punës janë krijuar në bujqësi dhe industri, ndërsa veprimtaritë kryesore shërbyese, si tregtia, shënuan ulje të numrit të vendeve të punës, edhe krahas rritjes së vlerës së shtuar”, vlerësojnë nga Fajnenshëll think.

Në kuartalin e dytë të vitit, shtojnë nga Fajnans think, inflacioni u përshpejtua lehtë në 3,9 për qind nga 3,4 për qind paraprake në bazë vjetore.

“Edhe pse këto lëvizje te çmimet janë në linjë me pritjet për gjithë vitin 2024, efektet e mbetura të bartjes mbi çmimet, variacionet e mundshme në grupe të caktuara produktesh, presioni që vjen nga një treg i qëndrueshëm i punës dhe rritja e pagave prej 13.3 për qind, si dhe lëvizjet e politikës fiskale, tregojnë nevojën për kujdes të mëtejshëm”, theksojnë nga Fajnans Think.

Ata theksojnë se pritet të vazhdojë dinamika pozitive e ulët e ekonomisë këtë vit.

“Perspektiva për inflacionin mbetet relativisht e favorshme, por varet nga faktorë kritikë që janë ende të pranishëm. Finance Think ruan parashikimet e mëparshme për rritjen e PBB-së në vitin 2024 prej 2.7 përqind dhe për rritjen e çmimeve prej 3.8 përqind”, porosisin nga Fajnans Think.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?