VMRO u bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:36

VMRO u bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve

Deputeti i VMRO DPMNE-së Bojan Stojanoski u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve. Ai tha se ky ligj do t’u mundësojë pensionistëve standart më të mirë jetësor.

BOJAN STOJANOSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË

“Ky është një ligj që do të mundësojë rritje lineare të pensioneve të të gjithë pensionistëve për 2.500 denarë në mënyrë lineare, duke filluar nga pensioni i shtatorit. Bëjmë apel për bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare kur është fjala për të mirën e qytetarëve. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve për mbështetje dhe menjëherë sot në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të caktohet Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini”.

Stojanoski tha se me këtë ligj e drejta për pension më të lartë do të realizohet për 300 mijë pensionistë. “Krahas kësaj rritjeje, në muajin mars do të ketë rritje edhe më shumë , pra për 2.500 denarë në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët. Kjo do të thotë realizimi i një prej premtimeve kyqe në periudhën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia juaj” për rritje lineare të pensioneve nga 5.000 denarë” tha ai.

SHENJA/

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?