Borxhi nga Hungaria me procedurë të shkurtër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:42

Borxhi nga Hungaria me procedurë të shkurtër

Norma e interesit të kredisë është 3.25 për qind, kurse afati i shlyerjes 15 vjet, përfshirë grejs-periudhën trevjeçare, sipas projektligjit të dorëzuar para deputetëve. Mjetet do të dedikohen, sipas paralajmërimeve qeveritare, për kompanitë vendore dhe për projektet infrastrukturore nëpër komuna dhe do të kthehen deri në vitin 2029

 Ligji me të cilin Maqedonia merr borxh prej Hungarisë prej 500 milionë euro pritet të votohet në Parlament këtë javë me procedurë të shkurtër. Norma e interesit të kredisë është 3.25 për qind, kurse afati i shlyerjes 15 vjet, përfshirë grejs-periudhën trevjeçare, sipas projektligjit të dorëzuar para deputetëve. Mjetet do të dedikohen, sipas paralajmërimeve qeveritare, për kompanitë vendore dhe për projektet infrastrukturore nëpër komuna dhe do të kthehen deri në vitin 2029. Huamarrja nga një “vend mik, anëtar i BE-së” ishte një nga gjërat e para që u paralajmërua atëherë nga mandatari dhe tani kryeministri Hristijan Mickoski, ku fillimisht kredia ishte paraparë të arrinte një miliard euro. Në letrën shoqëruese, me të cilën kryeministri Mickoski e dërgon projektligjin në Parlament, mund të lexohet se tekstin e projektligjit Qeveria e ka përcaktuar në seancën e mbajtur më 3 shtator, shkruan gazeta KOHA.

Lajmi se Hungaria do t’i japë hua Maqedonisë së Veriut gjysmë miliardë euro, u bë e ditur pas takimit të kryeministrave Viktor Orban dhe Hristijan Mickoski më 11 korrik në Uashington, në margjinat e Samitit të NATO-s.

“Duke pasur parasysh se ne jemi duke krijuar një bashkëpunim të veçantë ekonomik, kjo do të thotë që në të ardhmen kur të ketë nevojë për një gjë të tillë, ne do të mund t’i drejtohemi sërish partnerit tonë të veçantë ekonomik, që është qeveria hungareze, dhe të kërkojmë shtesë. mbështetje që do t’i nevojitet ekonomisë maqedonase”, tha atëkohë Mickoski. Me fjalë tjera, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të huazojmë edhe 500 milionë euro tjera nga Hungaria.

Përndryshe, gazeta prestigjioze “Politico”, më 26 korrik të këtij viti, njoftoi se Hungaria ka marrë hua 1 miliardë euro, që është kredia më e madhe ndonjëherë për Budapestin, nga tre banka kineze këtë pranverë. Kredia nga Banka Kineze për Zhvillim, Banka e Eksport-Importit të Kinës, si dhe nga dega hungareze e Bankës së Kinës, është tërhequr plotësisht më 19 prill të këtij viti dhe duhet të shlyhet brenda tre vjetësh. Huamarrja e konsiderueshme vjen ndërsa Budapesti po thellon lidhjet me Pekinin. Sipas ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, kompanitë kineze, si prodhuesi i makinave elektrike BYD ose gjigandi i teknologjisë Huavei, kanë investuar deri më tani në total rreth 16 miliardë euro në vend.

Në ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe “4iG Group”, nënshkruan një Memorandum joobligues mirëkuptimi me qëllim të përshpejtimit të transformimit dixhital të ekonomisë. Kompania hungareze është një nga kompanitë lider në teknologjitë e komunikimit në Hungari dhe Ballkanin perëndimor që punon edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi. Dokumenti, i cili hedh themelet për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet palëve, thekson mundësitë që “4iG Group” të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe identifikon fushat e synuara strategjike për zhvillimin e ardhshëm të shërbimeve dhe infrastrukturës telekomunikuese në këtë vend nga Ballkani Perëndimor, në të cilin mund të marrë pjesë 4iG Group. Fillimisht do të shpallet tender për hyrjen e një operatori të tretë të madh celular në vend, i cili më pritet të ul çmimin e shërbimeve përmes rritjes së konkurrencës në fushën e telekomunikacionit, apo shërbimeve celulare, internetit, televizionit…

Tema e hyrjes së një operatori të ri të rrjetit celular është aktuale për më shumë se një dekadë në Maqedoni dhe ishte aktualizuar edhe me bashkimin e operatorit të dytë dhe të tretë. Po ashtu, me bashkimin e One dhe Vip-it, qytetarët nuk kanë shumë zgjedhje kur zgjedhin ofrues të shërbimeve celulare.

Megjithatë, pavarësisht tregut relativisht të vogël të Maqedonisë të telekomunikacionit, ekziston interes për hyrjen e një lojtari të ri në tregun e telekomunikacionit. Për më tepër, kur kompanitë më të mëdha dhe më serioze që në fakt dominojnë shërbimet e telekomunikacionit në vend – me vite janë ndër 20 bizneset më fitimprurëse. Telekomi i Maqedonisë në vitin 2022 ka pasur qarkullim prej 184 milionë euro dhe fitim prej 28 milionë euro, përderisa A1 ka pasur qarkullim prej afër 140 milionë euro dhe fitim prej 14.3 milionë euro. Nga shtetet e rajonit, Sllovenia është pothuajse e njëjtë me Maqedoninë për nga popullsia dhe territori, por ka tre operatorë si Telemach Slovenia, A1 Sllovenia dhe Telekom Sllovenia.

Nga shtetet e rajonit, pasojat e duopolit në treg ka filluar ti vuajë edhe Shqipëria, ku Vodafone dhe ONE hungarez shtrenjtuan paketat, me përthithjen të dy operatorëve celularë (Albtelecom dhe One Telecomunication). Nga shtetet e rajonit, edhe një shtet si Mali i Zi me tre herë më pak banorë se Maqedonia, ka tre operatorë të telefonisë celulare. Mtel me mbi 482 mijë përdorues ka 36.7 për qind të pjesës së tregut, Telekomi i Malit të Zi me gati 478 mijë kartela aktive ka 36.4 për qind dhe Kompania e tretë – One Mali i Zi me pronësi hungareze vitin e kaluar ka shënuar një rënie të lehtë të numrit të përdoruesve në 353 mijë karta aktive, duke zënë pothuajse 27 për qind të pjesës së tregut të telefonisë celulare. (koha.mk)

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?