Me 58 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rendin e ditës, në të huamarrja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:53

Me 58 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rendin e ditës, në të huamarrja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

Pasditen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua rendi i ditës për seancën e 14-të, ku përfshihet edhe pika rreth huamarrja në vlerë prej 500 milionë euro që pritet të merret nga shteti i Hungarisë, transmeton Portalb.mk.

Për këtë rend dite, votuan 58 deputetë “për”, ndërsa 14 votuan “kundër”. Abstenim nuk votoi asnjëri.

Në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, për rritjen lineare të pensioneve, votuan 71 deputetë “për” që ky ndryshim të realizohet me procedure të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar do të procedohen edhe ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Ndryshe, në lidhje me huamarrja që do të marrë Maqedonia e Veriut nga Banka e Hungarisë, 62 deputetë votuan “për” përfshirjen e kësaj pike në rendin e ditës. Qeveria kishte propozuar që ky akt të kalojë me procedurë të shkurtuar. 

Kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?