Durmishi: 100 produkte në shportën konsumatore do të kenë çmime të kufizuara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 19:14

Durmishi: 100 produkte në shportën konsumatore do të kenë çmime të kufizuara

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, bëri të ditur se deri të premten do të përgatitet një shportë konsumatore vjeshtore me 100 produkte të ndryshme ushqimore, në bazë të së cilës do të bëhet simulimi për kufizimin e çmimeve apo marzheve prej prej 5, 10 apo 15 për qind. Siç tha Durmishi, grupi punues do të marrë vendim për këtë masë, e cila javën e ardhshme do t’i dorëzohet qeverisë për miratim dhe fillimin e procedurës për respektimin e masave.

“Varësisht se si do ta realizon punën grupa e punës nesër do të na informoj se cilin vendim do ta ndërmarrim. Më pastaj atë vendim do ta dorëzojmë në Qeveri ku do të duhet të marrim vendim dhe të nisim realizimin e asaj mase. Ajo masë do të quhet shporta e konsumatorit për në vjeshtë e cila do të jetë në interes të qytetarëve. Kjo masë do të vazhdojë me aktivitetet e tilla që në të ardhmen të kemi shportë konsumatore për sezonin e dimrit, shporta konsumatore për Ramazan, shportë konsumatore për Pashkët”, deklaroi Besar Durmishi, ministëri Ekonomisë.

Durmishi bëri të ditur se Ligji për praktikat e padrejta tregtare do të hyjë në fuqi deri në fund të muajit, duke shtuar se kompanitë kishin gjashtë muaj kohë për të rregulluar çmimet. Pas vizitës në disa librari të vendit, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi theksoi se po respektohet masa për mjetet shkollore “Më pak kosto, më shumë për ju”. Masa, e cila u prezantua javën e kaluar, ngrin marzhin e mjeteve shkollore në 10 për qind në shitje me pakicë dhe 5 për qind në shumicë, me synimin për të ulur çmimet dhe kostot për familjet me nxënës. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?