Kuzeska: Qeveria nuk ka koncept ekonomik, nuk i intereson standardi i qytetarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:44

Kuzeska: Qeveria nuk ka koncept ekonomik, nuk i intereson standardi i qytetarëve

Propozimi për ngrirje të çmimeve për një pjesë të prodhimeve ose për kufizimin e lartësisë së marzhës, nesër mund të mos vendoset në seancën e Qeverisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo do të shqyrtohet pas takimit të ministrit të Ekonomisë dhe Punës me tregtarët dhe prodhuesit, me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë me të cilën do të jenë të gjithë të kënaqur. I pyetur nëse e mbështet kufizimin e marzhës apo kufizimin e çmimeve, Mickoski duke mos saktësuar, tha se mbështet praktikën e ndalimit të pasurimit të individëve të caktuar dhe vjedhjen e qytetarëve. Por shtyrja e vendimit shkaktoi reagim nga LSDM-ja opozitare. Nga kjo parti thonë se ky është një tregues se Qeveria e Mickoskit nuk ka koncept ekonomik dhe nuk i intereson standardi i qytetarëve.

“Paralajmërimet se në mënyrë shtesë do të shtyhet miratimi i masave për ulje të çmimeve tregon se Qeveria e Mickoskit nuk ka asnjë koncept ekonomik dhe se aspak nuk kujdeset për standardin e qytetarëve. Mickoskit përfundimisht nuk i intereson se si jetojnë qytetarët. Jemi dëshmitarë se çmimet e ushqimeve çdo ditë rriten në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa deri më tani Qeveria duhej të del me masa që përfundimisht do ta mbronin standardin e qytetarëve. Në vend që të ngrijë çmimet, ajo që e bëri Qeveria e Hristijan Mickoskit, ishte ngrirja e pagave, që është tërësisht e gabueshme”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?