Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:12

Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve

Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shprehen të revoltuar ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve në fakultete të caktuara. Siç thanë ata, shpenzimet e reja vështirësojnë edhe më shumë studimet posaçërisht në rastet kur studimet financohen nga prindërit e tyre.

“Nuk isha shumë e befasuar, këtë e prisja. Prindërit e mi ishin vërtet të revoltuar, gjithashtu edhe unë, sepse prej tyre marr para për fakultet. Janë ata që punojnë, sikur edhe unë ti fitoja do të isha njëjtë nervoze. Unë dua ta paguaj vetëm këstin përveç nëse diçka nuk është e patjetërsueshme”, tha një studente.

“Mjaft kemi shpenzime si student dhe për çka se ne jemi persona të papunësuar parasë gjithash, studentë jemi dhe rritja ishte e panevojshme. Shpenzimet shtesë vetëm se na vështirësojnë studimet”, shtoi një studente tjetër.

Ngjashëm mendojnë edhe disa nga prindërit e studentëve që takuam. Ata tashmë kishin përgatitur paratë për të paguar shërbimet me çmimet e reja.

“Si prind shumë vështirë, unë jam pensioniste dhe kjo rritje ishte shumë e vështirë edhe për ne sepse ne si prind financojmë gjithçka. Dëshirojnë të studiojnë prandaj t’ua japim mundësinë”, tha një prind.

Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në arsim dhe njëkohësisht student vlerëson se asnjë nga shërbimet që paguhen nuk janë në dispozicion të studentëve. Hodai theksoi se duhet të mendojnë model të ri të financimit të universiteteve, por jo në kurriz të studentëve.

“Jemi duke folur për disa shërbime që Universiteti duhet ti ofroj por nuk ti ofron dhe të detyron të paguash për të njëjtat shërbime. Për shembull shërbimet e resurseve online që nënkupton shërbime në qasjen e bibliotekës dixhitale, qasje në data baza të ndryshme hulumtuese, qasje deri te aplikacionet Microsoft-it që duhet të jenë të licencuara. Pra, të gjitha këto nuk figurojnë, nuk I kemi si student në USHKM dhe që është më kundërthënësja Universiteti të detyron të paguash për këto shërbime online që nuk i ke asnjëherë”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Në reagimin e Unionit të Parlamentit Studentor thuhet se i kuptojnë sfidat me të cilat ballafaqohet USHKM, megjithatë, ata besojnë se shumica e këtyre kostove financiare nuk duhet t’u barten studentëve, por duhet të mbulohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave, si dhe nga fonde të tjera shtetërore./Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?