NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:47

NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi ndaras takime me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, veç këtyre takimeve, Bislimi dhe Petkoviq u takuan ndaras edhe me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat.

Goffus, në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e NATO-s, tha se në këto takime foli për situatën e sigurisë në Kosovë, teksa u tha se i njëjti adresoi edhe shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme të Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

“Z. Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se vendimet duhet të merren përmes dialogut, në kohë dhe koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s. Ai shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, citon NATO të ketë thënë Goffus, raporton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se në takime, Goffus përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha KFOR-i.

Gjatë ditës ka pasur raportime se kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq do të shkojnë në NATO për të diskutuar çështja e hapjes së Urës së Ibrit.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?