“Balkan Art Stage“ – përmbyllja solemne e edicionit të shtatë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi Kamerfest”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:47

“Balkan Art Stage“ – përmbyllja solemne e edicionit të shtatë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi Kamerfest”

Mbrëmjen e së hënës, më 16.09.2024, në sallën kamertale të Filarmonisë të Maqedonisë së Veriut, u mbajt koncerti i pestë i edicionit të shtatë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi Kamerfest”, nën organizimin e shoqatës “Muza” – Shkup.

Ky koncert, si i fundit për këtë edicion, ishte një përmbyllje solemne e festivalit që solli para publikut shkupjan koncertin me karakter kamertal “Balkan Art Stage“ – ideja e të cilit në thelb është bashkimi i instrumentistëve të ndryshëm nga i gjithë rajoni i Ballkanit. Ky koncert me këtë ide dhe qëllim organizohet tash disa vite me radhë në kuadër të festivalit – që në një mënyrë është edhe simbol dhe karakteristikë e tij.

“Balkan Art Stage“ kësaj radhe erdhi i konceptuar me formacionin oktet të instrumenteve frymore – ku solli emra të ndryshëm instrumentistësh të cilët kanë një karrierë profesionale të ndërtuar si solistë, profesorë universitarë, pjesë e orkestrave të shteteve nga ata vijnë dhe pjesë e formacioneve të ndryshme kamertale. Mbrëmjen e së hënës publiku i pranishëm kishte kënaqësinë t’i dëgjoj instrumentistët: Sanja Romić (oboa), Marina Nikolovska (oboa), Kristiyan Kaloyanov (klarinetë), Petar Garić (klarinetë), Orges Malaj (fagot), Meriton Ferizi (fagot), Pantelis Feizos (korno), Ilir Kodhima (korno).

Bashkimi dhe gërshetimi i këtyre tetë instrumentistëve solli bashkëpunimin mes shtatë shteteve të ndryshme të Ballkanit – Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi,  Kosova, Greqia,  Shqipëria dhe Serbia.

Për paraqitjen e tyre në koncertin e të hënës mbrëma, okteti i formuar enkas për këtë rast kishin përzgjedhur vepra me peshë nga literatura muzikore të krijuara pikërisht për formacion të tillë nga krijimtaria e kompozitorëve të periudhës së klasicizmit –  Wind Octet në Es-dur, op.103 nga L.van Beethoven dhe Octet Partita në F-dur, op.57 nga F. Krommer.

Pjesë e programit ishte edhe Folk Traditional Music – Dance of Tropoja me aranzhim për formacion të tillë nga Endri Sina.

Në aurën e përzierjes së nacionaliteteve dhe si fryt i produktit shpirtëror të etnive të popujve që jetojnë në shtetet ballkanike mes meloritmeve lozonjare popullore, okteti përmbylli koncertin me kolazh të këngëve karakteristike të këtyre popujve që i kanë mbijetuar kohës, e që në një lloj mënyre përfaqësojnë dhe tregojnë historinë e shkrirë në Ballkan. Kjo erdhi e   përmbledhur nën titullin Folk Traditional Music – Collage në aranzhim të Jusiald Xhani.

Programi i koncertit u zhvillua në një mjedis ideal akustik dhe estetik ku përcjelli një ndjenjë euforike në audiencën e pranishme. Duke pasur parasysh repertorin e interpretuar i cili ishte në një diapazon dhe kreativitet energjetik instrumentistët e lartpërmendur i sollën ato vepra me profesionalizëm të lartë, në harmoni në bashkëinterpretim duke ndjekur dhe theksuar elementet e kërkuara – me frazim të kujdesshëm, ngjyrë dhe dinamikë elegante dhe fokusim në nxjerrjen në pah të kualiteteve të tyre individuale por njëkohësisht duke pasqyruar  të gjitha vlerat e përbashkëta ideologjiko-estetike.

Koncerti “Balkan Art Stage“, është një ngjarje që ka peshë të lartë artistike në zhvillimin e jetës kulturore ndërballkanike. Prandaj përzgjedhja që një koncert i tillë të jetë përmbyllja e festivalit ndërkombëtarë të muzikës kamertale “Skupi Kamerfest” është më se e qëlluar. Këtë e dëshmoi edhe publiku, që kësaj radhë ishte i pranishëm në numër solid, kjo njëkohësisht tregon për rëndësinë që vet festivali ka në pasurimin e jetës kulturore në vend. Për këtë arsye, për koncerte të tilla por edhe të ngjashme duhet të ketë gjithmonë mbështetje të gjithanshme si ato institucionale por edhe mediatike që të mundësohet jetëgjatësia e tyre dhe kontributi që ato dhurojnë.

Nora Bajrami, muzikologe

Shoqata “Muza” – Shkup

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut